“Ia fala tradhtinë”; Fjodora Fjora tregon për partnerin
Moderatorja e njohur, Fjodora Fjora ka qenë e ftuar në emisionin “Glamour Zone”. Ajo ka folur për jetë private dhe për herë të parë ka pranuar se është tradhtuar nga partneri.
Ajo e ka quajtur tradhtinë si diçka që është mbivlerësuar shumë, por në fund mbetet njerëzore.
“Unë mendoj se kjo është shumë njerëzore. Ka gjëra të mira te njerëzit dhe unë mendoj se nëse je gati për ta kapërcyer këtë gjë brenda vetes, nëse njeriun që ke aty e do dhe thjesht e do, duhet të dish të tolerosh, të kuptosh se ndoshta nuk ka qenë faji vetëm i tij por mund të ketë qenë dhe faji jot. Ka momente në jetën tonë kur bëhemi të pavëmendshëm, ku hyjmë në cikle të tjera, nuk mund ta gjej fiks tani këtë momentin, sepse kjo gjë që më ka ndodhur ka shumë kohë por dua të theksoj faktin se tradhtia është e mbivlerësuar”, u shpreh ajo.
Më tej Fjodora shtoi se e ka falur tradhtinë e partnerit, pasi e dashuronte dhe sipas saj kjo është më e rëndësishme.