“Herë pas here çmontojmë kushtetutën”; Meta takon delegacionin e Venecias
Presidenti i Republikes Ilir Meta ka pritur sot në takim delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili ndodhet në Tiranë pas konfliktit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Presidenti Meta ka thënë gjatë takimit se me Komisionin e Venecias është bërë një Kushtetutë e mrekullueshme por që herë pas here çmontohet dhe prishet balanca.
“Bëmë një kushtetutë të mrekullueshme me Komisionin e Venecias dhe që u votua referendum nga populli shqiptar në ‘98. Profesor Caco në atë kohë, Buchichio kanë bërë një punë të mrekullueshme.
Por që atëherë ne harruam çfarë ndodhi dhe herë pas here i kemi çmontuar mekanizmat ‘check&balance’ të Kushtetutës sonë.
Komisioni i Venecias ka bërë më të mirën e tij. Ashtu siç e bëri edhe për reformën që ne miratuam në kushtetutë për drejtësinë, e cila u votua me 140 vota nga 140 deputetë siç nuk ka ndodhur ndonjëherë. Dhe unë isha kryetar i parlamentit në atë kohë dhe jam krenar për atë arritje se pata mundësi për ta imponuar atë konseneus vetëm duke përdorur rekomandimet e komisionit të Venecias”, deklaroi Meta.
Fraksion.com