“Gjendet arma e hedhur në Bunë”; Identifikohen autorët e përplasjes në Shkodër
Dy të rinjtë Gledis Ustabeqiri dhe Hygert Mucaj janë konfliktuar me 32 vjeçarin Taulant Ahmeti. Këtë të fundit e kanë goditur me sende të forta në pjesën e kokës dhe më pas kanë qëlluar në ajër.
Në kërkim janë Gledis Ustabeqiri, 26 vjeç banues në Shkodër dhe Hygert Mucaj 24 vjeç, banues në Shkodër
‘’Këta shtetas, dje, më datë 12.02.2020, rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Parrucë”, lagjja “Qemal Stafa”, Shkodër, duke udhëtuar me mjetin tip “Benz”, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin T. A., 32 vjeç, banues në Shkodër, të cilin shtetasi H. M. e ka goditur me sende të forta në pjesën e kokës duke i shkaktuar dëmtime të lehta, ndërsa shtetasi G. U. ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas janë larguar,” njofton policia.
Për të humbur gjurmët të rinjtë kanë hedhur armën në lumin Buna. Pas kontrolleve polumbarët kanë gjetur në lumin Buna, armën me të cilën autorët qëlluan në ajër ndërsa në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një gëzhojë pistolete.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
Fraksion.com