“Edhe sikur të humbasësh ato që ke”; Rama citon Biblën e shenjtë
“Dituria është gjëja më e rëndësishme; prandaj fito diturinë edhe sikur të humbasësh ato që ke, fito diturinë”.
Janë këto fjalë nga Bibla e shenjtë të cilat u përcollën sot nga Kryeministri Edi Rama në rubrikën ”Fjalë të Shenjta”.
Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet shqiptare e botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë këto muaj apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, por edhe atë të triumfit ndaj së keqes.
Fraksion.com