“E bëre legjendë sikur ke shkuar në Mars”; Alketa s’ja përton komentuesit
Pjesëmarrja e moderatores shqiptare Alketa Vejsiu në festivalin Sanremo u mirëprit nga një pjesë e madhe e njerëzve, por pati edhe polemika të shumta.
Që prej ditës kur mori pjesë, ajo ka shpërndarë në rrjete sociale momente nga prezantimi, gjë që duket se i ka bezdisur ndjekësit.
Njëri prej tyre i bëri një koment, ku nuk e kurseu as fjalorin duke i thënë: “Hë se na cave t*** me gjithë Sanremo… Se e bëre legjendë sikur ke shkuar në Mars.”
Moderatorja nuk hezitoi ti kthente përgjigje duke u bazuar tek profili i tij dhe fotografitë që shpërndan në rrjetin social.
“E mo mirë mbaje veten. Shiko bëji ndonjërit tattoo “SANREMO”, do të të duket vepër e bukur dhe do e duash edhe ti këtë pjesëmarrje”, i kthehet Alketa.
Fraksion.com