AktualitetTë fundit

Dogji ‘Benz’-i në Shëngjin; Kapet autori

Një makinë është shkrumbuar në zjarr mesditën e sotme, teksa ngjarja dyshohet e qëllimshme.

Rreth orës 13:05 të ditës së sotme, në Shengjin, Lezhë është djegur mjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit Elion Daja, 41 vjeç, banues në Lezhë.

Efektivët e policisë kanë identifikuar dhe shoqeruar në komisariat për veprime të mëtejshme, M.P., 19 vjeç, banues në Shengjin, si autori i dyshuar i zjarrëvënies së automjetit.

Dyshohet se i riu i ka vënë zjarrin mjetit qëllimisht, pas një konflikti me 41-vjeçarin.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Fraksion.com