Ambasadorja e SHBA Yuri Kim në Kryeministri, takim me Ramën
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ndodhet në Kryeministri ku po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama.
Ambasadorja amerikane sapo ka mbërritur në Kryeministri ku është pritur nga shefi i maxhorancës. Situata aktuale, reforma zgjedhore dhe nisma të tjera të qeverisë janë në fokus të takimit.
Ky është takimi i dytë i ambasadores amerikane me Ramën në Kryeministri. Kujtojmë se i pari ishte vetëm pak minuta përpara se qeveria të miratonte paketën anti-KÇK.
Takimi i parë mes tyre zgjati rreth dy orë, ndërsa nuk dihet ende se çfarë po diskutohet në takimin e sotëm.
Fraksion.com