Shoqërohet në polici Ilda Bejleri; I sekuestrohet automjeti
Është shoqëruar në polici gazetarja, Ilda Bejleri.
Burime për dritare.net bëjnë me dije se gazetarja është shoqëruar pranë komisariatit numër 2, Tiranë, pas lajmit se përplasi me makinë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë, Tiranë, 64-vjeçaren E.Gj.
Policia njofton se është sekuestruar automjeti i gazetares dhe po bëhet këqyrja me ekspertët, për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.
Fraksion.com