“Ngri fjalët jo zërin”; Rama citon poetin Rumi: Është shiu që i rrit lulet, jo bubullima
Kryeministri Edi Rama e ka nisur sot ditën duke cituar fjalët e çmuara të poetit persian Rumi.
“Ngri fjalët jo zërin. Është shiu që i rrit lulet, jo bubullima”, është vargu, të cilin ka përzgjedhur sot Kryeministri Edi Rama.
Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë këto muaj apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.
Xhelaledin Muhamed Rumi, ishte një poet, jurist, dijetar islam, teolog i shekullit XIII. Ka lindur më 30 shtator 1207 në Belh (në Afganistanin e sotëm) dhe ka vdekur më 17 dhjetor 1273 në Konia (në Turqinë e sotme).
Poezitë e tij janë të shkruara në persisht dhe të përkthyera në shumë gjuhë të botës.
Veprat e tij janë lexuar gjerësisht në gjuhën e tyre origjinale në gjithë Iranin e Madh dhe në botën persishtfolëse.
Përkthimet e veprave të tij janë shumë të njohura, sidomos në Turqi, Azerbajxhan, Shtetet e Bashkuara, dhe Azinë Jugore.
Fraksion.com