AktualitetTë fundit

“Më hodhi dy metra larg dhe iku”; Gruaja e aksidentuar akuzon moderatoren Ilda Bejleri se e ka përplasur me makinë

Një aksident është regjistruar sot në afërsi të Drejtorisë së Policisë, ku e plagosur mbeti një grua. Aksidenti ka ndodhur në Bulevardin “Gjergj Fishta”, rreth orës 12:50. Policia përmes një deklarate për mediat deklaroi se e plagosur mbeti shtetasja me inicialet E.Gj, ndërsa po vijon punën për identifikimin e autorit të ngjarjes. Por nga spitali i Traumës, 63-vjeçarja e aksidentuar fajëson prezantuesen Ilda Bejleri se e përplasi me makinë dhe më pas u largua nga vendi i ngjarje.

“Më datë 12.02.2020, rreth orës 12:50, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ne afërsi te Ures se Drejtorise Vendore te Policisë Tirane, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasen E.GJ , 63 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe së bashku me grupin hetimor po vijojne punen, per identifikimin dhe kapjen e mjetit qe ka shkaktuar aksidentin”, -thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, gruaja e aksidentuar në një prononcim për Dritare.net ka hedhur dritë mbi ngjarjen, ndërsa akuzon bukuroshen e ekranit, Ilda Bejleri se e hodhi 2 metra me makinë dhe më pas u largua prej aty pa i dhënë ndihmë.

1d32986a E814 47af 9152 E482ee23f5dd 1

Gruaja e aksidentuar përmes së bijës, pretendon se Bejlerin e kanë njohur të gjithë qytetarët që janë bërë dëshmitarë të ngjarjes.
“Më hodhi dy metra tutje dhe nuk ndaloi. Ia bëra me dorë. Më pa dhe vazhdoi. Makinat ndaluan të gjitha, veç Ilda Bejlerit. Nuk e njoh po i thirrën në emër të gjithë dhe i kërkuan të qëndronte. Ajo u tha: “Pse këtu kalohet?” Pastaj ata më ndihmuan, më morën në makinë ata që i thirrën vajzës të ndalonte dhe më çuan në spital. Këtu jam akoma. Me këmbë të thyer. Të lutem mos ma thuaj emrin se e lexon mamaja ime. Është vetëm. Hallin e saj kam, jo timin. Na u prish shtëpia në Durrës nga tërmeti dhe erdhëm këtu derisa të gjejmë zgjidhje. Këtu ndodhi kjo që ndodhi. Më shtypën në mes të ditës, më hodhën si leckë dhe nuk ndaluan të më pyesin si jam. Vajza që më shtypi është Ilda Bejleri.”- tha 63-vjeçarja e plagosur për dritare.net.

Nga ana tjetër moderatorja Bejleri e mohon kategorikisht ngjarjen, duke i konsideruar shpifje ato që janë shkruar në media. “Unë nuk i kuptoj dot këta gazetarët tanë??! Ai mund të shpifin njerëzit kështu??!”, shkruan ajo.

Ilda Bejleri

 

Fraksion.com