AktualitetKosovaTë fundit

Kosovë: Qeveria shfuqizon vendimin e Haradinajt për pagat

Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka miratuar shfuqizimin e vendimit të qeverisë së kaluar që udhëhiqej nga Ramush Haradinaj, për rritjen e pagave për zyrtarët qeveritarë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e rregullt të qeverisë.

Për rritjen e pagave, qeveria e kaluar kishte marrë vendim në dhjetor të vitit 2017.

“Pagat kthehen me rregullimin e mëhershëm. Ky vendim nuk ka efekt në Gjykatën Kushtetuese e as në sistemin juridik”, ka thënë kryeministri Kurti.

Qeveria Haradinaj kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind. Sipas atij vendimi, kryeministrit i rritej paga nga 1500 euro në 2950 euro.

Rritje të pagave kishte edhe për ministrat dhe pozitat tjera qeveritare.

Qeveria Kurti mori vendim poashtu që të shfuqizojë të gjitha vendimet për emërimet e koordinatorëve nacional, pozita këto që ekzistonin gjatë mandatit të ekzekutivit të kaluar.

 

Fraksion.com