Komitetit Kombëtar i Rindërtimit; Rama: Plane të avancuara në Laç, Thumanë dhe Shijak
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur për herë të katërt Komitetin e Rindërtimit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.
Mbledhja ka nisur në orën 09:30 në sallën e mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ku po diskutohet për nisjen e ndërtimeve të banesave të shkatërruara nga tërmeti.
Në fjalën e tij gjatë kësaj mblehdje Rama tha se procesi i rindërtimit do të nisë më shpejtë në Laç, Thumanë dhe Shijak. Kreu i qeverisë deklaroi se janë bërë gati modelet edhe të banesave individuale dhe në ditët në vijim, sipas tij shumë shpejt do të hapet gara për të ftuar kompanitë, që ofrojnë suportin për ndërtimin e këtyre banesave.
“Kemi përfundimisht zonat e përcaktuara të zhvillimit, një pjesë të konsiderueshme të planeve dhe ndër to kemi planet e avancuara të Laçit, Thumanës dhe të Shijakut, që janë tre zonat, ku rindërtimi do të nisë më shpejt se sa në zonat e tjera, së shpejti. Kemi modelet e konfirmuara të banesave individuale, sipas tipologjive, që do të thotë se jemi gati që në ditët e ardhshme të dalim në procedurës së garës së hapur për të ftuar kompanitë që ofrojnë suportin për shtëpitë individuale.” tha Rama.
Në vëmendje gjatë mbledhjeve të mëparshme ishte grumbullimi i fondeve dhe transparenca e përdorimit të tyre.
Fraksion.com