AktualitetBota+Të fundit

Dy letra-bombë shpërthejnë në zyrat postare në Amsterdam dhe Kerkrade

Sot rreth orës 8 të mëngjesit një letër-bombë kanë shpërtheu në zyrat postare në Amsterdam dhe rreth gjysmë ore më vonë, një shpërthim i dytë ndodhi në një kompani për ndarjen e postave në Kerkrade, në Jug të Holandës.

Prej shpërthimeve nuk pati të plagosur dhe të dy ndërtesat u evakuuan menjëherë.

I njëjti incident ndodhi në janar, kur një letër-bombë u dorëzua në një hotel të Amsterdamit.

Pesë ngjarje të tjera me letra-bombë port ë pa shpërthyera kanë ndodhur më parë në Amsterdam, Utrecht dhe Roterdam. ‘Nëse ato do të ishin hapur mund të kishin shkaktuar lëndime serioze te njerëzit’,- shkruan gazeta në internet ‘De Telegraaf’, duke specifikuar se të gjitha letrat vijnë nga i njëjti person. Autoritetet e zbatimit të ligjit nuk kanë përjashtuar nga hetimet qëllimet terroriste të autorit.

 

Fraksion.com