AktualitetPolitikëTë fundit

Cavusoglu në Tiranë: Paralajmërova Shqipërinë se sa e rrezikshme është organizata FETO

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu  ka mbërritur sot në Tiranë ku u prit në një takim ministri në detyrë, Gent Caka.

Pas përfundim të takimit  ministri në Detyrë Cakaj dhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu mbatën një konferencë të përbashkët për shtypin.

Ministri i jashtëm turk, Cavusoglu ka zbuluar disa detaje nga takimi me homologun, Gent Cakaj, ku një nga të  cilat, tha ai ishte paralajmërimi për kërcënimin nga organizata FETO.

“Turqia investitori më i madh në Shqipëri. Shumë firma tona kanë bërë investime të rëndësishme në Shqipëri. Shpjegova disa probleme që përballen punonjësit tanë. Të marrin datën e hapjes së negociatave. FETO nuk është e rrezikshme vetëm në Turqi, por edhe në vendet ku ajo ndodhet. Është një organizatë që kontrollohet nga shërbimet e disa vendeve. I kemi shpjeguar edhe rrezikun që ato paraqesin. Vizitë përgatitore, për vizitën e presidentit tonë”, tha Cavusoglu.

Agjencia Shtetërore e Bashkëpunimit dhe Koordinimit Turk (TIKA)  ka shpërndarë 500 pako ushqimore dhe 500 batanije për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit. Turqia ka filluar ndërtimin e 500 shtëpive për viktimat e tërmetit.

 

Fraksion.com