Zbulohet urdhri që bllokon të gjitha targat e mjeteve të blinduara
Ndërsa të gjitha strukturat e policisë, ato të Shërbimit Inteligjent, por edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë me operacionin “Forca e Ligjit”, janë në rrugë, duke kaluar në sitë të gjithë mjetet luksoze, një urdhër i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, u kërkon Drejtorive Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor të pezullojnë çdo targim të mjeteve të blinduara, që hyjnë rishtas në Shqipëri, dhe njëkohësisht të mos rinovojnë asnjë dokument të këtyre mjeteve të blinduara për vitin 2020.
Në urdhër kërkohet zbatimi në praktikë i detyrimit për pezullimin dhe ndërprerjen deri në një njoftim të dytë, të të gjithë procedurave administrative në lidhje me lëshimin e autorizimeve për targimin dhe qarkullimin e mjeteve të blinduara në pronësi apo përdorim të personave fizik.
“Deri në ndryshimin e aktit normativ ekzistues, edhe nëse ndonjë shtetas disponon një kontratë të rregullt ligjore si pronar i mjetit të blinduar dhe ata që aktualisht disponon një targë të rregullt të regjistrua të mjetit të blinduar nuk do të pajiset me autorizimin për targimin e tij apo autorizim të posaçëm për qarkullim deri në një njoftim të dytë. Për rrjedhojë nuk do të lejohen të qarkullojnë”, thuhet në shkresën e ministrit.
Fraksion.com