Zbardhet plagosja në Durrës; Në kërkim autori
Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 13, Durrës, ku mbeti i plagosur me armë 42-vjecari R. T.
Po ky i fundit ka pikasur grabitësin dhe është përpjekur ta ndalojë. Në këtë moment grabitësi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi të zotin e shtëpisë duke e plagosur në këmbë dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.
Për pasojë 42-vjeçari është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.
“Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes,me precedent penal në fushën e narkotikëve
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale automjeti që ka përdorur autori i dyshuar, një palë veshje dhe prova të tjera që shërbejnë për dokumentimin e ngjarjes.
Shërbimet e Policisë Durrës, menjëherë pas ngjarjes se ndodhur në lagjen nr. 13, Plazh, ku një person i maskuar dhe me armë zjarri pistoletë, në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetasit R. T., plagosi në këmbë me armë zjarri të zotin e banesës dhe u largua me shpejtësi, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, si dhe u ngritën pika kontrolli të shumta dhe u zhvilluan kontrolle në banesa e objekte të ndryshme.
Falë veprimeve të shpejta nga grupi hetimor u bë e mundur që brenda pak orëve të zbardhej ngjarja dhe të identifikohej autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.
Në përfundim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Th., 27 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës dhe vijon puna për kapjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.”
Fraksion.com