Turqia thotë se ka shenjestruar 115 objektiva dhe neutralizuar 101 elemente të regjimit
Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se pas sulmit të kryer nga forcat e regjimit në Idlib janë dhënë menjëherë kundërpërgjigje të shumëfishta në kuadrin e rregullave të angazhimit dhe vetëmbrojtjes legjitime, ku janë vënë nën shenjestër të zjarrit 115 objektiva të regjimit dhe se sipas të dhënave paraprake janë neutralizuar 101 elemente të regjimit.
Në një deklaratë nga llogaria Twiter, Ministria ka uruar që mëshira e Allahut të jetë mbi dëshmorët e rënë gjatë sulmit në Idlib, si dhe ka shprehur ngushëllimet për familjet e pikëlluara, durim për Forcat e Armatosura të Turqisë dhe popullin turk dhe shërim të shpejtë për të plagosurit.
“Pas sulmeve të ndërmarra së fundmi nga regjimi ndaj elementëve tanë që u dërguan në rajonin e Idlibit si përforcime, janë dhënë menjëherë kundërpërgjigje të shumëfishta në kuadrin e rregullave të angazhimit dhe vetëmbrojtjes legjitime. Deri më tani janë vendosur nën shenjestrën e zjarrit 115 objektiva të regjimit që janë përcaktuar në rajon dhe sipas informacioneve nga burime të ndryshme janë neutralizuar 101 elementë të regjimit, janë shkatërruar 3 tanke dhe 2 pozicione të topave/mortajave, si dhe është goditur 1 helikopter. Në drejtim të objektivave të përcaktuara vazhdojnë goditjet në kuadrin e vetëmbrojtjes legjitime.
Gjaku i shokëve tanë dëshmorë dhe të plagosurve nuk ka mbetur dhe nuk do të mbetet pa përgjigje. Ndaj këtyre sulmeve të pabesë do të kërkohet llogari dhe do të përdoret në mënyrën më të ashpër e drejta jonë për vetëmbrojtje legjitime ashtu sikurse është vepruar kundër sulmeve të ngjashme. Zhvillimet janë duke u ndjekur nga afër dhe po merren masat e nevojshme”, thuhet në deklaratën e Ministrisë./AA
Fraksion.com