“Takimi”; Kurti: Prioritet makroshengeni shqiptar; Rama: Jo pa shengenin ballkanik
Albin Kurti ka zgjedhur Shqipërinë për vizitën e tij të parë jashtë Kosovës, si kryeministër.
Kurti tha se ishte i gëzuar për këtë takim “i përzemërt e mikpritës” dhe “bisedën shumë konstruktive”, siç ishte ai me kryeministrin Edi Rama.
Të dy kryeministrat, nga sa u shprehën në një konferencë për mediat, ranë dakord se lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave pa barriera mes dy popujve shqiptarë është prioritet i prioriteteve, por tema që i ndan është ajo të cilën thanë se nuk e prekën shumë gjatë takimit kokë më kokë mes tyre: Mini-shengeni Ballkanik.
“Ky është takimi i parë, ka edhe shumë tema që do i trajtojmë në të ardhmen, kjo ishte një temë që e trajtuam, por shkurtimisht. Takimi sot ishte më parë për makroshegenin shqiptar, se për minishengenin Ballkanin. ” u shpreh Kurti, ndërsa kryeministri Rama shprehu prerë qëndrimin e tij ndërsa tha se ai beson se nuk ka makro shengen shqiptar, pa mini shengen Ballkanik.
“Është e vërtetë që në këtë pikë, ne kemi një diskutim për të cuar përpara. Unë besoj s’ka makroshegenin shqiptar pa minishengen Ballkanik, edhe pse këtë ‘mini’ nuk e di kush ja vuri por, unë edhe për shkak të gjatësisë s’jam i prirur për gjëra mini. Besoj që makroshegeni shqiptar është i lidhur ngushtësisht me atë rajonal. Nëse ne jemi të harmonizuar në ndërveprimin tonë, c’ka do bëjmë çmos që të jemi, na hapet rruga që eshtë e mbyllur prej të gjitha viteve për një hapsirë të përbashkët mes dy shteteve. Për lëvizje të lirë mes nesh, c’ka deri dje ishte e paimagjinueshme, për shkak të rezistencës të gjthë vendeve, jo vetëm Serbisë.
Sot është vetëm në dorën tonë, dhe dua ta them me plot gojën se këtë rezistencë unë e kam thyer. Askush as Serbia dhe as vendet e tjera nuk na thonë dot se po bëjmë Shqipërin e madhe, nëse heqim kufirin. Ndaj e kam diskutuar me kryeministrin të fillojmë nga puna me të gjitha agjencitë që garnatojnë aspektet e sigurisë, sipas modelit të Shengenit dhe me të gjitha agjencitë e tjera që duhet të lirojnë tregtinë nga barrierat e panumërta” deklaroi Rama.
Fraksion.com