Koronavirusi; Eksperti: Të gjurmohen lëvizjet e të larguarve nga Wuhani
“Është shumë vonë për ta frenuar epideminë e koronavirusit”, thotë virologu molekular pranë School of Biomedical Sciences, në Universitetin e Hong Kong, Jin Dong-Yan.
Esperti mendon se epidemia e koronavirusit ka dalë jashtë çdo kontrolli.
Jin Dong-Yan thotë se 5 milionë njerëz, janë larguar nga Wuhan mes 10 dhe 24 janarit dhe ndodhen nëpër botë, periudha kur virusi u hap më shumë.
Fjalët e tij u raportuan nga ‘New York Times’, teksa apelohet që të gjendet zgjidhje për epideminë, e cila deri më tani numëron mbi 1 mijë të vdekur.
“Shumë nga njerëzit që janë larguar nga Wuhan mund të mos kthehen më dhe ndodhen në vende të ndryshme të botës, ku mund të çojnë virusin. Përballimi i kësaj sitaute është një sfidë e madhe, pasi duhen identifikuar dhe gjurmar lëvizjet e tyre si dhe të përballet problemi i diskriminimit ndaj kinezëve”, thotë Jin Dong-Yan.
Fraksion.com