AktualitetBota+Të fundit

Erdogan qeverisë siriane: Çmim shumë të rëndë për çdo sulm ndaj ushtarëve turq në Idlib

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, lidhur me sulmin e regjimit sirian ndaj ushtarëve turq në Idlib tha se “Ata do të paguajnë një çmim shumë të rëndë përsa kohë sulmojnë ushtarët tanë”, gjatë fjalimit në  një ceremoni në Ankara.

Në Ankara, bisedimet midis Turqisë dhe Rusisë përfunduan pa një marrëveshje, për ndalimin e luftimeve ndërmjet forcave të presidentit Bashal-al Assad dhe rebelëve anti-qeveritarë.

Turqia përkrahë forcat rebele, ndërkaq Rusia mbështet presidentin, Bashar al-Asad.

Forcat qeveritare siriane po bëjnë përpjekje për të kthyer kontrollin në rajonin e Idlibit, dhe disa pjesë të Alepos.

Këto rajone janë territoret e fundit në të cilat kanë ende kontroll rebelët anti-qeveritarë.

Ankaraja vendosi mijëra ushtarë për të frenuar ofensivën siriane.

Në qytetin Nairab, rebelët sirianë të mbështetur nga Turqia, rrëzuan një helikopter që besohet se i përket qeverisë siriane.

Ofansiva e forcave të Asadit në Idlib ka shkaktuar zhvendosjen e rreth 700.000 njerëzve nga shtëpitë e tyre. Shumica e të zhvendosurve janë gra dhe fëmijë.

Në Turqi gjenden rreth 3.5 milionë refugjatë sirianë. Ankaraja ka frikë se mund të ndodhë një fluks tjetër i refugjatëve pas përshkallëzimit të dhunës në Idlib.

 

Fraksion.com