Duty Free; Gjykata i lë kontrollin e dyqaneve gruas së Gjin Gjonit; Rrëzon ministrinë e Financave
Gjyqtari i gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Avni Sejdi ka vendosur sot që të rrëzojë ministrinë e Financave dhe Ekonomisë duke shfuqizuar vendimin për heqjen e licencës për ushtrimin e aktivitetit të kompanisë Albania Duty Free Distribution, me pronare gruan e Gjin Gjonit.
Kjo do të thotë se çifti Elona Caushi dhe Gjin Gjoni do të vijojnë që të kontrollojë ambientet edhe pse e kanë humbur tenderin dhe u ka mbaruar kontrata që në 27 gusht të 2019.
Pretendimet e ministrisë së Financave, kompanisë amerikane që ka fituar tenderin, TIA-s, avokaturës së Shtetit dhe institucioneve të tjera u rrwzuan sot.
Albania Duty Free Distribution iu hoq licenca në tetor të vitit të kaluar nga ministria e Financave se nuk paraqiti të dhëna të plota, nuk kishte një licencë dhe një kontratë për të ushtruar këtë aktivitet.
Kështu një kompani e huaj fitoi tenderin për të investuar, por kjo kontratë nuk u lejua të zbatohej përmes vendimeve të gjykatave.
Beteja pritet që të vijojë, pasi mund të ankimohet në Apelin Administrativ, ku është edhe një masë sigurimi padie që vitin e kaluar, që kompania e Elona Caushit të vijonte aktivitetin dhe të pezullonte përkohësisht vendimin e ministrisë së Financave.
Pra janë dy beteja në Apel.
Fraksion.com