AktualitetNATO/BETë fundit

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në Uashington, D.C.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mircea Geoana në një vizitë pune në Uashington, D.C të enjten (6 shkurt 2020), u takua me Zëvendës Presidentin Mike Pence.

Ai u takua gjithashtu me një numër zyrtarësh të tjerë të lartë, përfshirë Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Matt Pottinger, Zëvendës Sekretarin e Shtetit Steve Beigun, Nënsekretarin e Mbrojtjes për Politikë John Rood, dhe anëtarët e Kongresit amerikan.

Në takimet e tij, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm përshëndeti prirjen e fortë drejt ndarjes më të drejtë të Aleancës, me pesë vjet rresht të rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes nëpër Aleatët Evropianë dhe Kanada. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e përpjekjeve të stërvitjes së NATO-s në Afganistan dhe Irak, të cilat po ndihmojnë forcat lokale për të shtypur terrorizmin ndërkombëtar.

Të premten,  më dt 7, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm mbajti një fjalim në Institutin Hudson, në një ngjarje publike të titulluar “NATO dhe Dekada e Re: Vlerësimi i Aleancës Transatlantike”.

 

Fraksion.com