AktualitetRajoniTë fundit

“Vjedhje e përdhunim”; Shqiptari futet në shtëpinë e dy grave në Greqi

Një i ri shqiptar ka përfunduar në prangat  policisë greke pasi akuzohet për grabitje e përdhunim. Shqiptari emri i të cilit nuk është bërë i ditur pasi ka hyrë në shtëpinë e dy grave, ka lidhur nënën 73 vjeçare dhe përdhunoi më pas vajzën e saj 53-vjeçare.

Ndërkohë, siç raportojnë mediat greke, shqiptari i tmerrshëm i kishte lidhur të dyja gratë në banesën e tyre dhe iu kishte marrë një shumë parash duke u larguar më pas.

Ai mori 500 euro, por për të ishin shumë pak dhe i kërcënoi të shkonin të merrnin edhe tek shtëpia e fqinjëve. Mori 53-vjeçaren duke e drejtuar për tek shtëpia e fqinjëve në mënyrë që ajo të kërkonte borxh tek ata dhe paratë t’ja jepte atij.

Gratë lajmëruan policinë dhe shqiptari u kap në Stacionin e Autobusëve Kulla ndërsa po përgatitej të hipte në një autobus dhe të nisej për në Kalamatë.

Ndërkohë, policia greke vijon hetimet për të zbuluar nëse shqiptari ka kryer vepra të tjera penale.

 

Fraksion.com