U arrestua para selisë së PS; Vladimir Gjuta kishte një sasi të madhe eurosh dhe pistoletën
Të tjera detaje mësohen pas arrestimit të Vladimir Gjutës përpara selisë së PS.
Duke iu referuar burimeve policore Gjuta pas ndalimit ka thënë se ndodhej aty për një transaksion financiar.
Bashkë me pistoletën Gjutës i janë kapur edhe 120.000 euro.
“E mbaja pistoletën pasi do të ktheja në lekë shumën e eurove” ka deklaruar Gjuta.
Fraksion.com