AktualitetTë fundit

Koronavirusim, Manastirliu: Gati vendi për karantinën nëse do të jetë e nevojshme

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka raportuar në komisionin e Shëndetësisë për masat që janë marrë ndaj gripit dhe koronavirusit nga institucioni që ajo drejton.

Gjatë fjalës së saj Manastirliu tha se dhomat e izolimit janë funksionale dhe se janë kushtet për t’u vendosur karantina në vend.

Ogerta Manastirliu tha se  ‘’Dua që të informoj komisionin se nga ISHP janë realizuar të gjitha trajnimet për specialistë në të gjitha strukturat e kujdesit parësor.

Edhe ne spitale janë marrë masa dhe dhomat e izolimit janë funksionale nëse ka raste për të dyshuarit me koronavirus. Ka 5 raste te dyshuara me një histori udhëtimi me Kinën të cilët janë testuar dhe kanë dalë negative.

Pra deri më tani Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Shërbimi infektiv është pajisur me të gjitha mjetet e mbrojtjes personale. Kemi dhe një strukturë prites për karantinë në vend, vendi është i përcaktuar me kushtet më të mira.’’, tha ministrja Manastirliu.

 

Fraksion.com