Kapet pranë selisë së PS; U lirua vetëm disa ditë më parë nga burgu
Vladimir Gjuta është kapur nga gardistët ndërsa zhvillohej mbledhja e kryesisë së PS në afërsi të selisë rozë.
Mësohet se ai ka qenë i pajisur me armë.
Vladimir Gjuta nuk është një emër i panjohur për publikun.
40-vjeçari, një emër i njohur kryesisht 5-vitet e fundit, veçanërisht sa i takon një hetimi të nisur te ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda për shpërthimin me tritol të kryer ndaj farmacisë të babit të ish-ministrit Tahiri u lirua nga paraburgimi më 5 shkurt, pasi ishte arrestuar se kishte rrahur me çekiç kushëririn e tij, duke i thyer dhëmbët dhe duke i dëmtuar njërin sy.
Mësohet se kushëriri që ishte dhunuar nga Gjuta, u tërhoq nga ankimi dhe prokuroria kërkoi revokimin e masës, ndërsa gjykata vendosi që ta lërë të lirë.
Fraksion.com