DW: Tërmet në CDU; Annegret Kramp-Karrenbauer heq dorë nga kandidatura për kancelare dhe nga posti i kryetares
Drejtuesja e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, heq dorë nga kandidatura për kancelare si edhe nga posti i kryetares së CDU-së. Ka “një marrëdhënie të pasqaruar të pjesëve të CDU-së, me AfD dhe Të Majtët”, ka thënë ajo.
Kramp-Karrenbauer, tha në presidium, citon dpa,se ka “një marrëdhënie të pasqaruar të pjesëve të CDU-së, me AfD dhe Të Majtët”. Ajo është kundër një bashkëpunimi me AfD dhe Të Majtën. Në të njëjtën kohë është e qartë, që kryesimi i partisë dhe kandidatura për kancelare janë në një dorë. Sipas AKK në verë ajo do të organizojë procesin e kandidaturës për kancelar, do ta përgatisë partinë për të ardhmen dhe do të dorëzojë postin e kryetares, thuhet në njoftimin e presidiumit të CDU-së. Njoftohet se Merkel do ta mbajë Kramp-Karrenbauer si ministre të Mbrojtjes.
Fraksion.com