Ambasadorja Yuri Kim: Prioritet mbrojtja, anëtarësim në BE, eksportet dhe investimet e SHBA në Shqipëri
Nëpërmjet një videoje të publikuar në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në Facebook, ambasadorja amerikane Yuri Kim në vendin tonë ka bërë me dije 3 prioritetet e saj gjatë mandatit në Shqipëri.
Më tej ajo renditet edhe 3 prioritetet e saj për Shqipërinë: “Së pari, do të punoj për të thelluar marrëdhënien tonë në fushën e mbrojtjes, që Shqipëria të bëhet aleate më e fortë dhe e aftë.
Së dyti, do vijoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë, për të mbështetur përpjekjet tuaja për anëtarësimin në BE. Aspiratat europiane të Shqipërisë dhe reformat që ato kërkojnë do të sjellin më shumë begati dhe qëndrueshmëri për ju dhe rajonin.
Së treti, do të punoj për të nxitur eksportet dhe investimet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, në mënyrë që të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi për amerikanët dhe shqiptarët”.
Fraksion.com