Tajlandë, të paktën 20 të vrarë pas një sulmi me armë zjarri
Në Tajlandë një ushtar ka vrarë me armë zjarri të paktën 20 persona në një qytet në verilindje të vendit dhe po qëndron brenda një qendre tregtare tashmë prej më shumë se nëntë orësh, nga ku ka postuar edhe mesazhe në Facebook.
Policia dhe forca të ushtrisë kanë arritur të futën brenda qendrës tregtare, e cila ndodhet në qytetit Nakhon Ratchasima, dhe ndihmuan me qindra njerëz të largohen.
Përpara se të kryente sulmin tek qendra tregtare, ushtari hapi zjarr në disa vende, përfshirë një shtëpi e një bazë ushtarake.
Mediat lokale transmetuan pamjet e ushtarit tek dilte nga makina para qendrës tregtare dhe duke shkrepur disa herë armën që shkaktoi panik tek njerëzit.
“Nuk i dimë arsyet pse e bëri këtë. Duket si tejet i inatosur“, tha zëdhënësi i ministri i Mbrojtjes Kongcheep Tantrawanit, për agjencinë Reuters.
Pamje filmike nga brenda qendrës tregtare të postuara në mediat sociale tregonin një burrë të armatosur të veshur me të zezë dhe me maskë, me një armë mbi supe dhe askënd tjetër përreth tij.
Zoti Kongcheep tha se të paktën 20 persona janë vrarë dhe ishte e paqartë nëse autori i sulmit kishte marrë dikë peng brenda qendrës tregtare.
“Nuk dihet se sa janë ende brenda”, tha ai. Policia identifikoi të dyshuarin si Jakrapanth Thomma. Gjatë sulmit në një postin në Facebook ai shkruante “vdekja është e pashmangshme për të gjithë” dhe pastaj ngrinte pyetjen: “A duhet të dorëzohem?”.
Fraksion.com