AktualitetTë fundit

“Pa patentë”; Arrestohet 18-vjeçari me refugjatët ilegalë në makinë

Një 18-vjeçar është arrestuar nga efektivët e Policisë Rrugore tek Ura e Beshirit në orët e mbrëmjes.

Arrestimi pasi i riu nuk kishte leje drejtimi ndërsa në makinë kishte edhe 3 refugjatë ilegalë nga Siria.

Mjeti tip Golf ku udhëtonin personat u ndalua pas veprimeve të çuditshme nga shoferi pa patentë i cili u tremb nga efektivët e policisë rrugore.

Djali frenoi gozhdë kur pa që kishte efektivë të qarkullimit rrugor përpara.

Pas prangosjes së tij efektivët rrugorë kërkuan ndihmën e patrullave të rendit të Komisariatit nr 6 për   shoqërimin e të riut në komisariat për mungesë të patentës dhe dyshime për trafikim të shtetasve të huaj.

Fraksion.com