AktualitetTë fundit

“Ditën dhe natën”; Shkon në 37 numri i makinave luksoze të bllokuara

Në disa qytete te vendit, mes tyre në Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Korçë, Sarandë, Shkodër dhe në Fier po zhvillohet një aksion blic për identifikimin dhe bllokimin e makinave me probleme me dokumentacionin, të trafikuara ose që u është fshirë numri i shasisë.

Policia e Shtetit ka njoftuar se gjatë aksioneve të 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shoqëruar 134 persona me precedent kriminal, apo pa dokumente të rregullta të cilët udhëtonin në orët e vona të natës.

Aksioni i Policisë është zhvilluar në kuadër të nismës për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë, me mjete të blinduara pa dokumentacionin përkatës, për goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe bllokimin e mjeteve të vjedhura si dhe mbajtjen nën kontroll të personave me precedent kriminal janë shtrirë në të gjithë territorin e vendit.

Na aksion kanë marrë pjesë FNSH-ja, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme, Policia Kriminale dhe ajo e Qarkullimit Rrugor, pika kontrolli  të lëvizshme, në orare të ndryshme ditën dhe natën, por edhe kontrolle të befasishme për automjetet në lëvizje në të gjitha qytetet e vendit.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit Po ndodh në të gjithë vendin. Vijon zbatimi i detyrave të përcaktuara në planin e masave për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë, me mjete të blinduara pa dokumentacionin përkatës, për goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe bllokimin e mjeteve të vjedhura si dhe mbajtjen nën kontroll të personave me precedent kriminal.

FNSH-ja, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme, Policia Kriminale dhe ajo e Qarkullimit Rrugor, pika kontrolli të lëvizshme, në orare të ndryshme ditën dhe natën, por edhe kontrolle të befasishme për automjetet në lëvizje në të gjitha qytetet e vendit. Si rezultat i kontrolleve, gjatë 72 orëve të fundit, janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe, një numër i konsiderueshëm automjetesh luksoze, të cilat do t’i nënshtrohen verifikimit të dokumentacionit.

Njëkohësisht janë shoqëruar në të gjitha Drejtoritë Vendore, 134 persona me precedent kriminal apo pa dokument identifikimi me vete, të cilët qarkullojnë në orët e vona të natës. Këta persona i janë nënshtruar verifikimeve dhe kontrolleve të mëtejshme. Kontrolle të tilla me afat kohor të shkurtër, do të vijojnë në të gjithë vendin edhe në ditët e ardhshme.

 

Fraksion.com