Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s fillon vizitën në Uashington, D.C.
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mircea Geoana filloi një vizitë pune në Uashington, D.C të enjten (6 shkurt 2020), duke u takuar me Zëvendës Presidentin Mike Pence.
Ndërsa është në Uashington, Ambasadori Geoana po takohet gjithashtu me një numër zyrtarësh të tjerë të lartë, përfshirë Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Matt Pottinger, Zëvendës Sekretarin e Shtetit Steve Beigun, Nënsekretarin e Mbrojtjes për Politikë John Rood, dhe anëtarët e Kongresit amerikan.
Në takimet e tij, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm përshëndeti prirjen e fortë të ndarjes më të drejtë të shpenzimeve të Aleancës, me pesë vjet rresht të rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes në aleatët evropianë dhe n ë Kanada. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e përpjekjeve tëushtrimeve të NATO-s në Afganistan dhe Irak, të cilat po ndihmojnë forcat lokale për të shtypur terrorizmin ndërkombëtar.
Të premten, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm do të ketë një fjalim dhe seancë pyetje përgjigjesh në Institutin Hudson, në një aktivitet publik të titulluar “NATO dhe Dekada e Re: Vlerësimi i Aleancës Transatlantike”.
Fraksion.com