Soreca: Po monitorojmë nga afër zbatimin e “Anti-KÇK”; Veliu: S’ka tolerim
Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë Luigi Soreca, thotë se Bashkimi Europian ka vendosur që ti japë 6 milionë euro ndihmë Policisë së Shtetit.
Po ashtu ai komentoi edhe operacionin “anti-KÇK”, ku tha e Operacioni Forca e Ligjit ka funksionuar në mënyrë shumë të mirë në shtete të ndryshme.
Teksa tha se nuk është prokuror dhe nuk drejton operacionin, ai komentoi ky ligj i posaçëm aplikon parimin e rëndësishëm të ndjekjes së parasë.
“Ligji është i qartë me subjektet e tij. Për ne është e rëndësishme mënyra si do zbatohet ligji. Po e monitorojmë nga afër zbatimin e këtij ligji. Së shpejti do të takohem me kreun e SPAK, ligji duhet zbatuar në përputhje të plotë me të drejtat e njeriut”, u shpreh Soreca, teksa ndodhej në Kakavijë bashkë me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Nga ana e tij kryepolici tha se akti normativ ka vetëm pesë ditë që është duke u implementuar dhe ka fuqi zbatimi deri në fund të dhjetorit.
“Nuk do të ketë asnjë tolerim, kushdo që që do jetë pjesë e këtij akti, do jetë pjesë e hetimeve”, tha Veliu.
Fraksion.com