AktualitetPolitikëTë fundit

“Rama ka blerë Facebook-un”; Kulluri publikon mesazhet e Bashës

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka bërë publike një mesazh që u është shpërndarë të gjithë strukturave të PD-së për të ndjekur videon e kryedemokratit Basha.

Kulluri shprehet se, “pavarësisht “detyrimit” Basha nuk i ka bërë as 2000 veta që po e ndiqnin videon që sipas tij mjafton për të hedhur poshtë një nga teoritë kryesore demokratëve: që referuar sondazheve janë fitues”.

“Megjithë mesazhin që u ka dërguar gjithë strukturave të PD-së dhe 435 shpërndarje, prapë vetëm 2 200 vetë e shohin ne komunikim në Facebook, ose 1.5 vetë në 1000 votues. Tani si del kjo puna e “jemi fitues ne sondazhe”? Apo e ka blerë Rama Facebook-un?! komik”, shprehet Kulluri.

 

Fraksion.com