AktualitetSportTë fundit

Panucci: Gabova që e pranova Shqipërinë, “vetëvrasje” për mua

Christian Panucci i është penduar që kishte pranuar të bëhej trajner i Kombëtares Shqiptare. Italiani dështoi keq me skuadrën kuq e zi duke regjistruar rezultate negative të cilat edhe e kishin sjellë ndarjen në mes tyre. Tashmë ka kaluar një kohë goxha e gjatë prej ndarjes së Panuccit me Shqipërinë dhe vetëm tani ish futbollisti i njohur italian ka folur rreth kësaj qështje, raporton Gazeta Express.

Duke folur për mediat italiane, Panucci ka thënë se pranimi i ofertës nga Tirana në vitin 2017 ishte njëfarëlloj “vetëvrasjeje” për karrierën e tij pasi ka qenë e ditur se Shqipëria e kishte të pamundur ta bënte një sukses tjetër pas pjesëmarrjes në “Euro 2016”.

“Kur mbërrita, skuadra ishte e katërta në grupin kualifikues të Botërorit ‘Rusia 2018’, në fund përfunduam në të tretin. Shqipëria është një vend shumë i ndërlikuar. Nëse pas vitit 2016 kishte një stol të vështirë në Evropë, ishte ai i Shqipërisë. Vinte nga Evropiani i luajtur për herë të parë, duke pranuar ta merrje këtë detyrë, ishte një gjysmë vetëvrasje sepse do të ishte e vështirë të kualifikohesh”, ka deklaruar Panucci.

Ai i është kundërpërgjigj edhe Armand Dukës, i cili kohë më parë tha se Panucci nuk ishte trajner i madh për Shqipërinë. “Ishte një përvojë fantastike, kisha një marrëdhënie të jashtëzakonshme me djemtë. Presidenti i Federatës Shqiptare lëshoi deklarata të shëmtuara ndaj meje, por kur isha atje ai veproi si president dhe nuk ndërhyri për asgjë. Ai më lejoi të punoja”, ka thënë Panucci.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com