AktualitetTë fundit

“OFL iu kërkon pasuritë”; Kush janë Saimir Taullau dhe “Ben Qimja”

Operacioni “Forca e Ligjit”, i njohur edhe si paketa “Anti-KÇK”, iu dërgoi sot formularët paralajmërues dy “të fortëve” të Fierit dhe Lushnjes, duke i urdhëruar të deklarojnë pasuritë e tyre brenda 48 orëve.

Në shënjestër të OFL janë vënë dy personazhe të njohur të botës së krimit, përkatësisht Saimir Taullau, nga Lushnja, dhe Arben Isufi, nga Fieri, ky i ditur i njohur me pseudonimin “Ben Qimja”, i akuzuar për vrasje.

Kush është Saimir Taullau?

Saimir Taullau u ka shpëtuar dy atentateve. Në tetor të vitit 2017, atij iu atentati i fundit por sërish ai ka arritur të shpëtojë me vetëm një plumb. Saimir Taullau, njihet si një biznesmen në Lushnje, por aktivitetin e tij e ka zgjeruar edhe në Greqi dhe Itali. Familja Taullau njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes, pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares. Konflikti ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnje.

Familja Taullau kishte në pronësi një pikë karburanti dhe disa biznese. Bare kërkoi të rekrutonte në grup Saimir Taullaun, i cili refuzoi. Nga ky moment, banda nisi të vendosë gjoba për familjen, duke përfunduar në vrasjen e Baki Taullaut. Familja e tij, ka patur gjithnjë përplasje me grupin e Aldo Bares, për shkak të një gjobe të vendosur gati 2 dekada më parë me vlerë 500 mijë euro, p ngjarje ende nuk është zbardhur.

N ë dëshminë  e tij, para gjykatës në vitin 2008, Saimir Taullau, ka thënë se i vëllai i tij, Baki Taullau, ishte pre e gjobave të grupit të Aldo Bares. Siç dëshmonte asokohe Taullau, i vëllai i tij i kishte paguar disa herë gjobat që grupi i Bares i kishte vendosur, dhe kur ai nuk i pagoi më, atëherë atë e vranë.

Po kush është Ben Qimja?

Ben Qimja njihet si njeriu që është përballur disa herë me policinë, prokurorinë dhe gjykatat, ku akuzat kanë qenë për trafik ndërkombëtar droge heroinë dhe kokainë nga Holanda, etj, ndërsa tashmë është i lirë pasi pak vite më parë u rrëzua edhe kërkesa e Italisë për ekstradimin e tij drejt vendit fqinj për trafik kokaine.

Disa herë ai është arrestuar në Shqipëri me sasi të mëdha marijuane, ndërsa ka pasur edhe përballje me policinë. Por në vitin 2009 u vendos edhe fati i tij përfundimtar kur Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e la të lirë për mungesë provash.

Përsa i përket pasurisë fillimisht kundër tij ka pasur një hetim në vitin 2014 dhe më pas në 2018 nga Krimet e Rënda në një proces që ende vijon. Arben Isufaj dyshohet se ka mundur të përfitojë shuma të konsiderueshme parash nga aktiviteti kriminal, të cilat dyshohet se i ka investuar në Shqipëri, ku një pjesë të pronave janë të rregjistruara në emër personave që janë rreth familjar.

 

Fraksion.com