AktualitetTë fundit

Lleshaj: Shënjestër e OFL, pronat dhe paratë e krimit

“Ligji  “Anti-KÇK” do të godas të gjithë personat e krimit dhe ka synim sekuestrimin e parave dhe pronave të paligjshme”, tha sot i ftuar në një emision televiziv, ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Ministri i Brendshëm Lleshaj tha se  “janë hapat fillestare të një operacioni që do marrë energji të mëdha. Jemi ne çastin zero të operacionit. Unë nuk zgjedh emrat e grupeve. Zgjidhen nga policia ne kuadër te procedurave. Zgjedhja është thjeshtuar nga ligji që përcakton kategoritë e personave në fushën e krimeve të rënda, trafiqeve, terrorizmit. Ne nuk balancojmë bandat, por ekzekutojmë detyrat e dhëna nga ligji”.

“Numri subjekteve që preken nga ky ligj është i dhënë, kush është dënuar për veprat e mësipërme është subjekt i këtij ligji. Nuk e di sa persona janë të skeduar, është një numër i madh nenesh në ligj dhe kush është dënuar për veprat me sipër patjetër është subjekt i ligjit dhe do u shkojë letra”, tha ai.

Ministri Lleshaj tha se po bëhen vite që në Shqipëri po diskutohet për vënie prangash për burgosje dhe kanë ndodhur shumë  vënie dhe heqje prangash por nuk është marrë njëri me pronat.

“Ky ligj ne fakt, nuk është procedim penal, është një proces administrativ qe synon te sqaroje pasurinë e këtyre njerëzve. Nuk është marrë njeri me pronat që ulërasin në rrugët tona, qe habisin çdo njeri, pasuri marramendëse në duart e 20 vjeçarëve. Kjo çështje është injoruar, institucionet nuk e kanë marrë asnjëherë seriozisht ne 30 vite. Tashmë është marrë ky vendim që kjo çështje do të adresohet dhe është çështje administrative dhe synon vetëm një gjë, pronat dhe parat”,- tha ai.

Përsa u përket emrave, dhe nisjes së operacionit në Shijak, ministri Lleshja tha se “ nuk merrem me emra konkret se nuk është detyra ime. Rasti që ju flisni është një nder rastet e shumtë Kushdo qe ka kontribuar per lirimin e tij nuk e gjen mirëkuptimin tim.

Duke folur për kriminalitetin në vend, Lleshaj tha se i mbroj fort ato qe kam thënë për nivelin e kriminalitetit, është në tendencë ulëse te madhe.

“Gjithë treguesit objektive te kriminalitetit janë në vlerat me të ulëta historike dhe të krahasueshme me mesataret e rajonit dhe Europës. Emergjenca nuk lidhet me nivelin e përgjithshëm por me disa cilësi të reja qe po njeh skena e kriminalitetit, lidhur me disa vendime gjykatash që po nxjerrin përfaqësues të rrezikshëm të krimit nga burgu, duke i dhënë rendit publik një gjendje të pa llogaritur më parë. Duke marre në konsideratë rrezikun nga operimi i krimineleve të mirëfillte, lind nevoja e një reagimi emergjent. Nuk mund te mbyllim sytë dhe te presim që njerëz qe disponojnë asete financiare të ngelen të patrajtuar nga ne. Nëse dikush del nga burgu dhe disponon një flote mjetesh të blinduara, kjo meriton adresim nga ne”, tha ai.

 

Fraksion.com