Bardhi: SPAK i panevojshëm nëse nuk heton Bajrat në Shkodër
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar sot në lidhje me mos hetimin nga SPAK të rastit Bajra në Shkodër duke i konsideruar si propagandë dhe një tjetër provë e dështimit ndaj krimit të organizuar.
Bardhi shprehet se “lufta ndaj krimit të organizuar është prioritet madhor kombëtar për integrimin europian. Lufta ndaj krimit të organizuar kërkon vullnet politik dhe institucione të përgjegjshme.”
Bardhi akuzon SPAK se është shtojcë e qeverisë, pas refuzimit të dosjes zgjedhore të Dibrës.
“Pas refuzimit për të hetuar dosjen e zgjedhjeve në Dibër, refuzimi për të çuar para drejtësisë organizatën mafioze me lidhje shtetërore të Bajrave në Shkodër, është një tjetër provë e dështimit të SPAK”, shprehet ai.
“Çdo qytetar shkodran, por edhe partnerët ndërkombëtarë, e dinë se Bajrat janë një organizatë mafioze, përgjegjëse për disa krime të rënda të kryera brenda dhe jashtë vendit. Nëse SPAK nuk heton Bajrat dhe organizatat të tilla kriminale, nuk heton vjedhjen e votave, nuk heton korrupsionin në rritje të Qeverisë, atëherë ekzistenca e këtij institucioni bëhet e panevojshme”, shprehet ai.
Fraksion.com