AktualitetTë fundit

Ardi Veliu “i pastër”; Konfirmohet në detyrë

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmon në detyrë kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Nga hetimi i KJV, Ardi Veliu rezultonte me një pasuri minimaliste, ku jetonte në shtëpi me qira dhe nuk kishte makinë në pronësi të tij.

Ai deklaroi  ditën e djeshme në seancën dëgjimore  një hyrje në një pallat në Tiranë, në ndërtim e sipër, prej të cilës ka shlyer deri më tani  vetëm 37 mijë euro, ndërsa vlera totale është 79 mijë euro.

Veliu  bëri me dije se jeton në një shtëpi me qira në Tiranë.

Veliu ka deklaruar dhe një kredi 5 milionë lekë lekësh të reja për blerjen e shtëpisë.

Po ashtu ai ka deklaruar edhe 5 mijë euro në bankë nga shitja e një automjeti. Ndërkohë, bashkëshortja e tij ka deklaruar 2 milionë e 400 mijë lekë të dhuruara nga prindërit, prej shitjes së një apartamenti në Vlorë.

Në seancën dëgjimore në KJV rezultoi se Ardi veliu nuk kishte probleme me asnjërën prej shtyllave të ligjit, as me pasurinë, as me pastërtinë e figurës dhe as me aftësitë profesionale.

 

Fraksion.com