AktualitetTë fundit

U shkarkua; Arben Malaj padit Kuvendin në Gjykatën Administrative

Arben Malaj, ka paditur sot Kuvendin në Gjykatën Administrative.

Padia e Malajt vjen pas vendimit të Kuvendit për ta shkarkuar atë nga detyra në BSH. Malaj e ka depozituar vetë padinë në Gjykatën Administrative, i shoqëruar nga avokati i tij, Jordan Daci.

Shkarkimi i Malajt u propozua nga Partia Socialiste, e cila në një kërkesë drejtuar Kuvendit, arsyetonte se,

“Gjatë vitit 2018 dhe në vazhdim zoti Arben Malaj i emëruar nga Kuvendi si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ka pasur sjellje konstante dhe dalje publike dhe deklarim të qëndrimeve personale dhe të natyrës politike të palidhura me politika mbikëqyrje të Bankës së Shqipërisë dhe që nuk gjejnë asnjë referim në çështjet diskutuara në veprimtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë apo që të mund të klasifikohen si veprimtari në shërbim të edukimit të publikut mbi tregun bankar”.

 

Fraksion.com