AktualitetRajoniTë fundit

Treni del nga binarët në Itali: Vdesin 2 pesona

Dy persona kanë vdekur pasi një tren i shpejtë doli nga binarët, afër qytetit italian, Lodi, kanë thënë shërbimet e emergjencës.

Dy të vdekurit kanë qenë ngasës të trenit. Dy të tjerë, njëri mirëmbajtës i trenit, është i plagosur rëndë, por jo në rrezik për jetën.

Treni ishte nisur nga qyteti Milano drejt Salernos.

Të gjitha shërbimet e trenave të shpejtë në drejtimin Milan-Bolonja janë pezulluar të enjten.

Trenat me shpejtësi 300 kilometra në orë konsiderohen të saktë dhe të sigurt në Itali.

Kompania hekurudhore ka thënë se njëri nga vagonët ka humbur drejtimin para se të hynte nën një ndërtesë pasi fillimisht ka goditur një vagon mallrash në binarin paralel, çka ka ndikuar në pas në largimin e gjithë trenit nga binarët.

“Kam menduar se kam vdekur”, ka thënë një i mbijetuar për gazetën lokale, Liberta.

Autoritetet kanë thënë se janë duke hetuar shkaqet e aksidentit.

 

Fraksion.com