Life StyleTë fundit

“Sara Hoxha na ngroh zemrat”; Ndan momente të ëmbla me të birin 4 muajsh

Në muajin tetor të një viti më parë, trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha, solli në jetë fëmijën e saj të dytë.

Ajo dhe Ledion Liço u bënë sërish me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin London.

Sara ka preferuar të tregohet e rezervuar lidhur me fotot e të voglit dhe të pakëtat raste që ajo ka publikuar ndonjë pozë në Instagram, s’e kemi parë fytyrën e tij.

Sot, trashëgimtarja e “Top Channel” ka ndarë një moment tepër të ëmbël nënë e bir, duke shkrepur një foto të duarve të tyre.

Sara ka vendosur mbi pëllëmbën e saj dorën e të voglit, ndërsa krahas saj shkruan fjalët e një poeme për fëmijë.

Oh, the places you’ll go“, duke iu referuar të ardhmes së London dhe mundësive të shumta që ai do të ketë në jetë kur të rritet.

Sara është bërë nënë në moshë shumë të re.

Vetëm disa ditë më parë ajo mbushi 24-vjeç dhe organizoi një super festë që tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave.

 

Fraksion.com