AktualitetBota+Të fundit

Rritet bilanci; Ja sa jetë ka marrë koronavirusi

Ditët e para të shkurtit është rritur ndjeshëm numri i personave të infektuar si dhe i jetëve të humbura për shkak të virusit vdekjeprurës të përhapur në Kinë.

Vetëm në Kinë, numri i të vdekurve ka shkuar në 565 persona, ndërsa numërohen edhe 2 raste jetësh të humbura në Hong Kong dhe Philippines.

Gjithashtu, është rritur me rreth 8000 persona numri i të prekurve, duke shkuar kështu në 28.290 të infektuar nga ky virus.

Megjithatë, thuhet se lista e personave të infektuar fatkeqësisht është më e gjatë sesa raportohet.

Duke qenë se nuk mund të merren në konsideratë të gjithë individët që nuk janë pranuar në spitale, ekspertët shprehen se numri i rasteve të konfirmuara ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë sesa raportohet.

Sipas tyre, shifra e raportuar është vetëm maja e ajsbergut.

 

Fraksion.com