Raporti i “Standard and Poor’s”; Basha: Qeveria rrezikon borxhin publik
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagoi sot lidhur me raportin e agjencisë së vlerësimit financiar “Standard and Poor’s” mbi ekonominë shqipatre.
Sipas Bashës, agjencia “Standard and Poor’s” për korrupsionin vlerëson se Korporata e Investimeve rrezikon ekonominë.
“Qeveria rrezikon borxhin publik me krijimin e Korporatës së Investimeve Strategjike. Për këtë arsye S&P paralajmëron ulje të renditjes për vendin tonë.
Sipas S&P korrupsioni i qeverisë me PPP po shkatërron stabilitetin fiskal dhe ekonominë e shqiptarëve”, tha Basha.
Fraksion.com