Rama dhe O’Brien: Shqipëri – SHBA, angazhim të palëkundur për stabilitetin rajonal
Kryeministri Edi Rama në vijim të vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar një takim në Shtëpinë e Bardhë me Këshilltarin e Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien.
Kryeministri Rama ka publikuar një foto nga takimi ku thekson se, “në Shtëpinë e Bardhë me Këshilltarin e Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien, pas një bashkëbisedimi mbi të gjitha temat e interesit të përbashkët”.
Ndërsa në njoftimin e Këshillit për Sigurinë Kombëtare thuhet se, “O’Brien ishte i nderuar të takohej me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama ditën e djeshme.
SHBA dhe Shqipëria ndajnë një angazhim të palëkundur dhe afatgjatë për të promovuar stabilitetin rajonal, përfshirë këtu përgjegjësinë për rritjen e fuqisë së NATO- s dhe luftën kundër aktiviteteve malinje të Iranit”.
NSA O’Brien was honored to meet with Prime Minister Edi Rama of Albania yesterday. The U.S. and Albania share a steadfast commitment to promoting regional stability, increasing NATO burden sharing, and countering Iran’s malign activities. pic.twitter.com/xY3LTd6dki
— NSC (@WHNSC) February 5, 2020
Fraksion.com