“Po të dëgjoj”; Basha në shtëpinë e qytetarit: A mund ti hedh një sy frigoriferit?
Kryetari i PD Lulzim Basha vijon takimet në kryeqytet.
Duke trokitur në dyer të rastësishme të qytetarëve, kryedemokrati futet në shtëpitë e tyre për të bashkëbiseduar lidhur me shqetësimet e tyre.
“Nuk kam ardhur as për fushatë as për zgjedhje”, thotë Basha teksa futet në një familje me 4 anëtarë, çifti i bashkëshortëve dhe dy fëmijët. Kryefamiljari ka bërë disa kurse profesionale për elektricist, gips dhe lyerje për të marrë zanat, ndërsa bashkëshortja e tij është e papunë.
Biseda:
Basha: Mirë, si kalon? Si ke qenë? Mirë je? Me familjen je? Kam ardh’ me fol me ju.
Qytetari: Kam punuar kryesisht nëpër lokale të mira
Basha: Po ju zonjë?
Qytetarja: Unë pa punë jam
Basha: Pa punë ë.. Keni kohë pa punë?
Qytetarja: Kam
Qytetari: Tani jam futur, mora një zanat. Iu futa kursit të elektrikut, gipsit dhe lyerjes.
Basha: Me thënë të drejtën, s’kam ardhur as për fushatë dhe as për zgjedhje. Kam ardhur vetëm me bashkëbisedu sepse ne politikanët
Qytetari: Hajde ulu taksirat
Basha: Faleminderit. Çfarë pjese të të ardhurave i shpenzoni për ushqim?
Qytetari: Mesatarja mujore shkon tek 500- 600 mijë lekëshi. Shëndetësia që për mua janë primare, që janë minimalja e jetesës shëndetësia, qetësia.
Basha: Rendi, siguria?
Qytetari: Patjetër. Ligj i fortë se tani jemi familjarë. Kur dëgjojmë u vra u bë, të kap dhe frika…
Basha: Kur flasim për ushqimet i plotësoni nevojat minimale?
Qytetari: Minimale them që po.
Basha: Tani një pyetje fare intime. Këtë e keni në dorë të më thoni po ose jo. A mund ti hedh një sy frigoriferit dhe raftit të ushqimeve?
Qytetari: Patjetër
Basha: Kjo është gjëndja normale e frigoriferit apo jo?
Qytetari: Është fund muaji. Kështu që…
Basha: Ju kërkoj ndjesë që ju erdha kështu në mes të ditës. Unë do ta marr të gjithë shkallën. Shpresoj të gjej të njëjtën mikpritje edhe te të tjerët, por në çdo rast do të përpiqem t’i dëgjoj
Qytetari: U ndjeva içik si në siklet se isha rrëmujë
Basha: Shëndet e jetë fëmijëve edhe ju
Qytetari: Ju faleminderit
Basha: Dhe shpresoj për më të mirën. Mirupafshim.
Fraksion.com