AktualitetPolitikëTë fundit

“Nuk betohen te Presidenti”; Ndryshon ligji për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi të enjten ndryshimet e propozuara në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, që synon dërgimin e betimit me shkrim nëse Presidenti i Republikës nuk organizon ceremoninë e betimit brenda një afati kohor prej dhjetë ditësh.

Sipas pr/ligjit të miratuar sot, anëtari i Gjykatës Kushtetuese, nëse nuk thirret për të bërë betimin brenda 10 ditëve, me ndryshimet e reja që pëson ligji, pas përfundimit të këtij afati, ai kryen betimin në formë të shkruar dhe ia dërgon atë Presidentit të Republikës, organit te emërtesës dhe Gjykatës Kushtetuese.

Ndryshimet në ligji vijnë me propozimin e tre deputetëve të Partisë Socialiste, Alket Hyseni, Edmond Leka dhe Abnor Shameti. Nisma ligjore e depozituar në Kuvend, ndryshon nenin 61 të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke rrëzuar parashikimin sipas të cilit anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe prokurorët e SPAK-ut duhet të betohet para Presidentit të Republikës si kusht për të nisur detyrën.

Pika e 2 e nenit 61 të këtij ligjit parashikonte që mandati i anëtarëve të SPAK-ut dhe Gjykatës së Lartë ‘fillon ditën kur bëhet ceremonia e betimit përpara Presidentit të Republikës. Data e betimit i njoftohet dhe Këshillit dhe përfshihet në dosjen personale”. Kjo pikë është ndryshuar. Projektligji parashiko që betimi i anëtarë të Gjykatës së  Lartë organizohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor brenda 10 ditëve. Nëse anëtari i Gjykatës së Lartë nuk thirret për të bërë betimin, pas përfundimit të këtij afati, ai kryen betimin në forme të shkruar dhe ia dërgon atë të nënshkruar personalisht Këshillit të Lartë Gjyqësor. Projektligji ndryshon edhe pikën 2 të nenit 37 të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duket saktësuar që ceremonia e betimit të prokurorëve organizohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë brenda 10 ditëve.

Në këtë linjë ka ndryshuar edhe mënyra e betimit të kryeprokurorit. Sipas projektligjit “mandati i Prokurorit të Përgjithshëm fillon në ditën e betimit. Ceremonia e betimit organizohet nga Kuvendi jo më vonë se 10 dite nga data e emërimit ose shpalljes i emëruar. Nëse Prokurori i Përgjithshëm nuk është thirrur për të bere betimin, pas përfundimit të këtij afati, ai kryen betimin në formë të shkruar dhe ia dërgon atë Kuvendit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë”./atsh

 

Fraksion.com