AktualitetBota+Të fundit

Izraeli sulmon “luftëtarët e mbështetur nga Irani” afër Damaskut

Aeroplanët luftarakë të Izraelit kanë sulmuar disa shënjestra afër kryeqytetit të Sirisë, Damaskut, ka raportuar media shtetërore.

Agjencia e lajmeve, Sana ka thënë se sistemet ajrore për mbrojtje kanë ndaluar shumicën e raketave, derisa tetë persona janë plagosur.

Një grup monitorues ka thënë se pozicionet ushtarake siriane dhe ato të milicive që përkrahen nga Irani, janë goditur duke lënë të vdekur 12 luftëtarë.

Izraeli nuk ka komentuar këto raportime, mirëpo ka pranuar se ka kryer qindra sulme në Siri në vitet e fundit për të ndaluar “zgjerimin ushtarak” iranian.

Irani dhe zgjatimet e tij, duke përfshirë lëvizjen Hezbollah të Libanit, janë duke mbështetur forcat besnike të presidentit sirian, Bashar al-Assad në luftën civile në Siri.

Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se gjysmë milioni civilë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë janë zhvendosur së fundmi nga provinca Idlib si pasojë e luftimeve.

Provinca Idlib është zona e vetme që aktualisht kontrollohet nga rebelët në Siri.

 

Fraksion.com