AktualitetKosovaTë fundit

“I dërgoi letër të hapur Kurtit”; Deputeti i VV’së i kundërpërgjigjet Haradinajt

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një letre i ka kërkuar kryeministrit të ri, Albin Kurti, të mos e heq taksën 100 për qind të vendosur ndaj produkteve me origjinë nga Serbia e Bosnje Hercegovina.

Ndaj kësaj letre ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i cili në mënyrë ironike i ka rikujtuar Haradinajt çështjen e liberalizimit të vizave, hargjimin e rezervave shtetërore, punësimet në PTK, emërimet në Doganë e AKI dhe milionat e shumë diskutuara të cilat i janë dhënë Bechtel-Enkas.

“Thanë Ramushi i paska çu letër Albinit m’i kallzu diçka për liberalizimin, rezervat shtetërore, punësimet në Postë e Telekom, emërimet e paligjshme në Doganë e AKI, por edhe diçka për nja 50 milion për Bechtel-Enka”, ka shkruar Basha, raporton Express.

Gjithashtu deputeti i VV’së i ka përmendur Haradinajt edhe numrin e madh të zëvendësministrave.

“Nuk e di nëse ka kërku m’i rujt edhe postet e 83 zv. Ministrave në Qeverinë e tij, por ka mundësi ka lobu edhe për ta”, ka shtuar tutje ai.

 

Fraksion.com