AktualitetPolitikëTë fundit

Fluturimet Kosovë-Serbi; Rama në Amerikë: Po ta kisha thënë unë do më kishin prerë kokën

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Këshillin e Atlantikut, foli ndër të tjera edhe për Shengenin Ballkanik, kundërshtimin e Kosovës, por edhe marrëdhëniet me qeverinë e re të Albin Kurtit.

“Për momentin jam tradhtari i përkryer. Ambasadori Grenell nxiti marrjen e vendimit për të vendosur fluturimet mes Kosovës dhe Serbisë, por po ta kisha thënë unë ndoshta nuk do të isha këtu sot, ndoshta do të më kishin prerë kokën. Kosova është realitet dhe Serbia duhet të çlirohet nga ky makth dhe ta njohë”, tha Rama.

Për marrëdhëniet me Kurtin Rama tha: “Albin Kurti? Poezia e opozitës nuk është e njëjtë me prozën e qeverisë. Mezi pres të punoj së bashku me ata. Kufiri është një temë që ka qenë gjithmonë ëndrra ime, që të bëhet fluid. Por sapo ta përmendja këtu apo në Bruksel, njerëzit do të thoshin ‘mos je çmendur, kjo është Shqipëria e madhe’. Tani kemi një marrëveshje që kufijtë mund të jenë të hapur”.

“Binda Presidentin e Serbisë që të mos ta linin jashtë lëvizjen e njerëzve, se donin vetëm kapitalin, se kishin frikë se po të hapeshin kufijtë do të bëhej Shqipëria e Madhe. Shengeni Ballkanik nuk është një BE e vogël. Nuk ka veto, paragjykim, apo kushtëzim. Pra gjithsecili mund të bëjë pjesë apo të zbatojë pjesë të saj sikur do. Nuk është e thënë që Kosova të bëjë të njëjtën gjë me Serbinë” tha Rama në fund./tch

 

Fraksion.com